Gjysma e popullsisë mbi 25-vjeç me arsim 8-9 vjeçar

Publikuar me datë:

Niveli arsimor i popullsisë në moshë produktive, mbi 25 vjeç mbetet tejet i ulët, duke u dominuar nga arsimi fillor dhe ai 9-vjeçar dhe konsiderohet një nga pengesat kryesore për rritjen e vlerës së punës në ekonomi.

Sipas të dhënave të INSTAT 52% e grave mbi 25 vjeç dhe 44% e meshkujve në këtë grupmoshë janë me arsim 8 ose 9-vjeçar. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e popullsisë femërore në këtë grupmoshë përballet me vështirësi për t’u integruar në pozicione pune që kërkojnë kualifikim të mesëm apo të lartë.

Megjithëse ky tregues për femrat është në ulje nga 54.8% që ishte në vitin 2018, në 52.2% këtë vit, por sërish shifra është e lartë në krahasim me vendet e Rajonit dhe BE-së. Edhe te burrat shifrat mbeten shqetësuese, ku 43.6% e tyre zotërojnë vetëm arsimin fillor në vitin 2024, një shifër kjo që ka pësuar pak ndryshime që nga viti 2018 (45.3%).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...