“Janë rrahur në ekip”, akuza e ish-futbollistit të Vllaznisë për situatën e kuqebluve: Ka përçarje se vetëm dy vetë marrin rroga

Publikuar me datë:

Shkodra “zien” pas humbjes së Vllaznisë në ndeshjen e parë në Final 4, e sidomos paraqitjes shumë të dobët të ekipit shkodran që duket në krizë të plotë. Dhe sipas ish-futbollistit shkodran Luan Shpuza, ka një sërë arsyesh që kanë çuar në këtë pikë.

Duke folur për “Studio Sport” në “Vizion Plus” ai theksoi se ekipi kishte probleme të mëdha financiare dhe përçarje brenda skuadrës, të cilat ishin bërë edhe më të dukshme me sherrin mes Bismark dhe Bajramit.

“Situata te Vllaznia dihet se nuk është krejt normale. Siç e nisëm të gjithë, kemi pasur euforinë e zakonshme që e kemi prej 4-5 vitesh. Vllaznia nga euforia e madhe, nga dehja që do dalim kampion, nga dëshira e madhe e shumë shkodranëve që është edhe e imja personale, për momentin ka gabuar shumë pika.

Qysh në momentin që ka probleme financiare në radhë të parë. Sepse ka 8 muaj që merren vetëm 2 rroga dhe e keqja e madhe është që është përçarë, që me Bismark. Bismark kishte grindje, janë rrahur në ekip disa ditë më parë, me Bajramin. Dhe kanë pasur shumë konflikte brenda, që dy vetë marrin rrogat, të gjithë të tjerët nuk marrin rroga.

Pra problemi është që ka një krizë të brendshme, nuk është në harmoni ekipi siç ishte deri pak kohë më parë, si e pritnim të gjithë. Në aspektin teknik, trajneri i ka vendosur në pah oshilacionet dhe ka pasur debate me shumë njerëz, por nuk është e drejtë që presidenti t’ia lërë stafin e trajnerit dopio gjashtën në dorë. Pra Vllaznia nuk ka qenë korrekte, presidenti nuk ka qenë korrekt.

Dhe në ndeshjet e fundit, që me Bylisin, me Flamurtarin atje, se me Flamurtarin këtu e përdorën si patën qejf vetë, me Vorën atje barazim… prapë kaluam në Final 4. Aty nuk treguam veten me Dinamon se kush jemi. Pra ka diçka që nuk ecën, ekipi nuk është në unitet dhe harmoni të plotë”, ishin fjalët e Shpuzës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...