Kreu i Partia Demokratike në Shkodër, Ardit Qylybyli, ka zhvilluar një takim me strukturat e grupseksionit në Bërdicë, së bashku me deputetët Bardh Spahia, Kliti Hoti dhe sekretarin politik Besnik Kastrati.
Sipas Qylybylit, fokusi i diskutimit ishte riorganizimi i partisë, bashkimi i të gjithë faktorëve politikë dhe hapja më e madhe ndaj të rinjve.
Gjatë takimit, ai uroi gjithashtu Bilal Dani për drejtimin e strukturës në katër vitet e ardhshme, duke theksuar se “të gjithë bashkë, më të fortë” mbetet mesazhi i demokratëve në këtë fazë organizimi.
POSTIMI I PLOTË
Sot zhvilluam takimin e radhës në Bërdicë, ku së bashku me Bardhin, Klitin dhe sekretarin politik Besnik Kastrati, patëm një diskutim të hapur me anëtarët e grupseksionit.
Fokusi i bisedës ishte riorganizimi i partisë, bashkimi i të gjithë faktorëve dhe hapja më e madhe ndaj të rinjve, por jo vetëm.
I uroj suksese Bilal Danit në drejtimin e strukturës për 4 vitet e ardhshme.
Të gjithë bashkë, më të fortë!

