“Motivi i qytetit tim”, ekspozita e Erëmirë Jahjës çelet në Muzeun Historik Shkodër

Publikuar me datë:

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeu Historik Shkodër u çel ekspozita personale “Motiv i qytetit tim – Arti si urë mes brezave dhe kohëve” nga piktorja dhe pedagogia Erëmirë Jahja.

Ekspozita solli për artdashësit një rrugëtim artistik të frymëzuar nga motivet e qytetit të Shkodrës, kujtesa kolektive dhe lidhja mes brezave, duke e kthyer artin në një urë komunikimi mes kohëve dhe identiteteve kulturore.

Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e drejtoreshës së muzeut, Majlinda Laçaj, dhe mblodhi artistë, pedagogë, studentë e qytetarë të apasionuar pas artit pamor.

Ekspozita u vlerësua si një hapësirë promovimi për artin dhe kulturën qytetare, në një ditë të dedikuar trashëgimisë muzeale dhe dialogut kulturor.

POSTIMI I UNIVERSITETIT

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun Historik Shkodër u çel ekspozita personale “Motiv i qytetit tim – Arti si urë mes brezave dhe kohëve” nga piktorja Erëmirë Jahja, pedagoge e Departamentit të Arteve në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ekspozita solli para artdashësve një rrugëtim artistik të ndërtuar mbi motivet e qytetit, kujtesën dhe lidhjen mes brezave, duke e kthyer artin në një urë komunikimi mes kohëve dhe identiteteve kulturore.

Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e drejtoreshës së Muzeut Historik Shkodër, Majlinda Laçaj, dhe mblodhi artistë, pedagogë, studentë e qytetarë të apasionuar pas artit pamor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...