Akili flet për skualifikimin e Fabjolës:Tha gjënë e duhur, por personit të gabuar

Publikuar me datë:

Pas skualifikimit të menjëhershëm të Fabjolës nga formati televiziv, një prej ngjarjeve më të komentuara të ditëve të fundit vazhdon të sjellë reagime dhe diskutime në publik. Së fundmi, ka qenë Akili ai që ka folur hapur për situatën e krijuar, gjatë një interviste në emisionin “Më Prit të Dielën” të moderuar nga Ermal Peçi.

Gjatë bisedës, moderatori e pyeti ish-konkurrentin për perceptimin e tij lidhur me deklaratën e fortë të Fabjolës, e cila çoi më pas në përjashtimin e saj nga programi. “Si e more ti këtë perceptimin e asaj fjale që pastaj mori dhe vendimin e përjashtimit të Fabiolës nga programi?”, ishte pyetja që iu drejtua atij.

Në përgjigjen e tij, Akili u shpreh se secili person duhet të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si shprehet, ndërsa analizoi edhe situatën që solli gjithë këtë debat. Ai tha se, sipas tij, Fabjola nuk kishte asgjë personale me Arbana Osmani, por mënyra dhe momenti i reagimit ishin tërësisht të gabuara.

“Aty secili ka me përfaqësu vetëm veten dhe gjërat që nxjerr nga goja. Për mua, unë e di shumë mirë që ajo vajza s’ka patur asgjë të drejtpërdrejtë me Arbanën. Por thjesht Fabjola tha gjënë e duhur në koncept të krejt situatës që u krijua por në moment të gabuar dhe personit të gabuar,” u shpreh ai.

Akili zbuloi gjithashtu se pas incidentit kishte kontaktuar menjëherë moderatoren për t’i treguar mbështetjen dhe respektin që vazhdon të ketë për të.

“Sa i përket Arbanës, të them drejtën kur ka ndodh kjo gjëja i kam shkruajt Arbanës, e kam shumë mike, nuk kam hatërmbetje, e dua shumë fort. Kam respekt të madh për atë njeri,” deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Paraburgim për 5 të arrestuarit për rastin “Reçaku II”, dyshohen për krime lufte!

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e...

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...