Myftinia Shkodër përcjell 40 haxhilerët drejt Mekës për Haxhin

Publikuar me datë:

Myftinia Shkodër zhvilloi këtë të hënë ceremoninë e përcjelljes së haxhilerëve të Shkodrës për vitin 1447 Hixhri / 2026.

Aktiviteti u mbajt në xhaminë e Parrucës, ku para faljes së namazit të mesditës, myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një lutje për besimtarët që do të nisen drejt vendeve të shenjta.

Gjatë një deklarate për mediat, myftiu Sytari u shpreh se përcjellja e haxhilerëve është një traditë e hershme e komunitetit mysliman në Shkodër dhe vlerësoi pjesëmarrjen e besimtarëve shqiptarë në Haxh.

Sipas njoftimit të Myftinisë Shkodër, këtë vit nga Shkodra do të udhëtojnë 40 besimtarë, të cilët do të nisen nga aeroporti i Podgoricës drejt Xhidahut dhe më pas në Mekë për kryerjen e ritualeve të Haxhit.

Në ceremoni morën pjesë familjarë, miq dhe besimtarë të shumtë, të cilët uruan haxhilerët për një udhëtim të mbarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...