Tuneli i Llogarasë/ Zgjaten me 3 muaj afatet e hetimeve, GJKKO rrëzon kërkesën e dy ish- drejtorëve të Ballukut

Publikuar me datë:

GJKKO rrëzon kërkesën e dy drejtorëve të Ballukut për masën, pranon kërkesën e SPAK për zgjatje me 3 muaj të hetimeve

Ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjuli dhe ish-drejtuesi i KESH, Erald Elezi lihen në arrest shtëpie dhe kështu rrëzohet kërkesa e tyre për zëvendësimin e masës ku ndodhen prej nëntorit të kaluar në kuadër të dosjes “Balluku”.  

Zyrtarët akuzohen për shkeljet me tenderin e Tunelit të Llogarasë teksa në kërkesën e tyre argumentuan se pasnesër u përfundon afati 6 mujor i hetimeve. Nga ana tjetër togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e afatit hetimor me 3 muaj të tjerë. 

Akuzë për shkelje të barazisë në tendera ka edhe Belinda Balluku e cila me kërkesë të SPAK u pezullua nga detyra e zv. Kryeministres dhe ministres së infrastrukturës dhe energjisë dhe iu ndalua dalja jashtë vendit. 

Rreth një javë më parë kjo e fundit i është drejtuar me një rekurs Gjykatës së Lartë ku i kërkon heqjen e masës së pezullimit nga detyra e vendosur me kërkesë të SPAK nga GJKKO në nëntor të vitit 2025, por të lënë në fuqi edhe nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit. Balluku u mor pandehur për shkelje të barazisë me tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe është person nën hetim edhe për shkeljet për 7 lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, raporton gazetari Fatjon Gjinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

Deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se Shqipëria...

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Gjeneral i lartë amerikan, Alexus Grynkewich ka deklaruar të...

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Kombëtarja shqiptare e ka nisur me ritëm dhe agresivitet...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn

Është shtyrë marrja e vendimit për Mario Përlleshajn, i...