EMRI/ Kush është 31-vjeçari, shënjestra e atentatit në Shkozë ku mbeti i plagosur polici

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë natës në zonën e Shkozës, Tiranë, ku polici Anxhelo Kumaraku u plagos me armë zjarri.

Ai ndodhej së bashku me fqinjin e tij, Klejdis Pajaj, i cili ishte në masë “arrest shtëpie” për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Sipas hetimeve paraprake, Pajaj ishte shënjestra e atentatit.

Klejdis Pajaj, 31 vjeç, ishte vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas akuzave për armëmbajtje pa leje.

Grupi hetimor ka dyshime se autorët janë dy vëllezër që janë shpallur në kërkim.

Dyshimet e policisë kanë të bëjnë se një nga dy vëllezërit ka pasur një konflikt për çështje borxhi me fqinjin e efektivit të policisë.

Në atë ngjarje, Klejdis Pajaj, e kishte dhunuar një nga dy vëllezërit, për shkak se nuk i kishte shlyer një shumë borxhi. Duket se ky konflikt ka vijuar edhe mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë efektivi i policisë që mbeti i plagosur në deklarimet e dhëna  ka pohuar se ndodhej në derën e banesës së fqinjit të tij, për shkak se ky i fundit i kishte kërkuar që të shihnin një automjet dhe nuk mund të largoheshin larg banesës për shkak të masës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related