Përplasje mes tifozërive pas sfidës Elbasani-Egnatia, ndërhyn policia

Publikuar me datë:

Tifozët e Elbasanit s’e kanë kapërdirë humbjen me shifrat 0-4 përballë Egnatias.

Mësohet se pas ndeshjes, tifozët “verdheblu” janë përplasur me mbështetësit e ekipit rrogozhinas, teksa është dashur ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën mes palëve.

Siç shihet edhe në foto, ndërhyrja e uniformave blu ka qenë e pashmangshme. Janë pikërisht ata që kanë ndaluar që incidenti mes dy tifozërive të përshkallëzojë më tej.

Kujtojmë që kjo është një situatë e përsëritur vetëm një javë pas dhunës që përfshiu prag ndeshjen Elbasani-Tirana.

Kujtojmë që aty tifozët verdheblu u përleshën me ata kryeqytetas. Ndërsa këtë herë, tjetër skenë dhune është regjistruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related