Vajzat e showbizz-it shkojnë si asistente të avokatëve, sa paguajnë “të fortët” për takime speciale

Publikuar me datë:

Gazetari Flamur Vezaj, së bashku me kolegun e tij, Elton Qyno kanë hedhur më tepër “dritë” sa i përket takimeve speciale në qelitë e burgjeve shqiptare.

Ata kanë diskutuar për këtë “fenomen të errët”, që sipas informacioneve të bëra publike, prej kohësh po ndodh në burgjet shqiptare, futja e vajzave të njohura të showbiz-it në ambientet e burgjeve për të zhvilluar takime speciale me të burgosurit.

Një nga mënyrat më të përdorura për të siguruar hyrjen në institucionet penitenciare është përmes deklaratave të bashkëjetesës.

Vajza të njohura të botës së spektaklit dhe eventeve paraqiten si bashkëjetuese të të dënuarve përmes dokumenteve noteriale, ndërsa në disa raste përdoren edhe identitete të ndryshuara apo emra familjarësh për të shmangur verifikimet.

Po ashtu u bë me dije se një tjetër skemë konsiston në futjen e tyre në burgje të kamufluara si asistente avokatësh, duke përfituar nga procedurat dhe kontrolli jo gjithmonë i rreptë në hyrje të institucioneve.

Madje sipas gazetarit Vezaj për çdo hyrje paguhen shuma që variojnë nga 500 deri në 1 mijë euro, ndërsa dyshohet se pagesat kalojnë në disa nivele brenda administratës së burgjeve.

“Në një dhomë të veçantë që zhvillohet deri në 5 orë.  Në fakt këto dhomë nëpër burgje kanë kthyer si hotele me 5 yje nga këto investime që kanë bërë po këta të fortë.  Në emër të bashkëjetueses ka kohë që po abuzohet.

Në bashkëpunim me noterët lëshojnë deklarata bashkëjetese kundrejt pagesës, ndryshojnë dhe emra, jo me emrin e vërtetë por të familjarit. Duke futur në burg vajza të njohura të shoubizt shqiptar, eventeve të ndryshme.

Kuptohet kundrejt pagesave që variojnë tek shefat e personelit të burgjeve, te drejtoria, dhe variojnë nga 500 deri në 1 mijë euro për rast që hyjnë, dhe unë kam marrë shumë denoncime, foto dhe video”, tha Vezaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...