MERKATO/ Volejbollisti Sead Durro largohet nga Vllaznia dhe firmos me skuadrën e Ulqinit

Publikuar me datë:

Vllaznia e volejbollit të meshkujve çdo vit pretendon të ngjitet në elitë dhe të konkurrojë për titullin kampion, por këto vitet e fundit nuk ia ka dalë, ndonëse ka bërë edhe ndërhyrje në merkato. Kjo ka bërë që disa të rinj të talentuar që gjenden në rradhët e saj, të kërkojnë më shumë hapësira dhe prandaj e kanë “braktisur” atë.

Sezonin e kaluar ishte Mario Lugaj ai që firmosi në Kosovë, ndërsa këtë vit është rradha e një tjetër lojtari të talentuar, pikërisht Sead Durros për t’u larguar nga Vllaznia.

Volejbollisti 19 vjeçar që vitin e kaluar mori çmimin “Talenti i Vitit” në ceremoninë e organizuar nga Gazeta “Shkodra Sport”, sot ka firmosur me skuadrën e Ulqinit. Bëhet fjalë për një kontratv njëvjeçare dhe Durro do të jetë pasuesi i parë i kësaj skuadre e cila merr pjesë në Superligën malazeze.

Për këtë volejbollist në fakt kishte oferta edhe nga ekipe të tjera, kryesisht nga Kosova, por Seadi zgjodhi të firmoste për Ulqinin dhe ne i urojmë një ecuri sa më të sukseshme atje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related