E paprecedentë/ Pasagjeri kafshon stjuardesën, avioni detyrohet të devijojë fluturimin

Publikuar me datë:

Një avion i kompanisë ajrore Qantas, i nisur nga Melbourne i Australisë drejt Dallasit, është detyruar të ndryshojë itinerarin pas një incidenti të pazakontë në bord.

Sipas mediave australiane, pak pas ngritjes në ajër, një pasagjer dyshohet se ka kafshuar një stjuardesë. Për shkak të situatës, avioni kreu një ndalesë të paplanifikuar në Papeete, kryeqyteti i Polinezisë Franceze.

Mediat lokale, përfshirë transmetuesin australian ABC Australia, raportojnë se burri u neutralizua nga pasagjerë të tjerë para uljes së avionit. Pas mbërritjes në Papeete, ai iu dorëzua autoriteteve lokale dhe u arrestua.

Pasi pasagjeri u largua nga avioni, fluturimi u furnizua me karburant dhe vazhdoi normalisht drejt Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, kompania Qantas deklaroi se pasagjeri është ndaluar përgjithmonë nga të gjitha fluturimet e saj.

“Siguria e klientëve dhe stafit tonë është prioritet absolut dhe ne kemi tolerancë zero ndaj sjelljeve kërcënuese apo agresive në bord”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të dënuarit në Reç nisin shkollën, mes tyre edhe disa prej të burgosurve më të rrezikshëm në vend

Në IEVP Shkodër, në burgun e Reçit, ka nisur sot viti i ri shkollor 2026–2027 për personat e privuar nga liria. Të dënuarit do të kenë mundësi të vijojnë arsimimin, të marrin njohuri të reja dhe të zhvillojnë aftësi që synojnë t’i ndihmojnë në rikthimin në shoqëri pas përfundimit të dënimit. Hapja e vitit shkollor […]

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Gjykata e apelit me gjyqtare Saida Dollanin ka pranuar...