Fast & Furious në Durrës, 35-vjeçari i dehur i bën zbor policisë

Publikuar me datë:

Një ndjekje spektakolare, e ngjashme me skenat e filmave aksion, është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Durrës, ku një 35-vjeçar i dehur me automjet pa targa ka sfiduar për më shumë se 30 minuta forcat e policisë.

Sipas raportimeve, gjithçka nisi kur efektivët e Policisë Rrugore i bënë shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte për kontroll, por ai refuzoi urdhrin dhe u largua me shpejtësi të lartë.

Për disa kilometra, patrullat e policisë dhe forcat “Shqiponja” u vunë në ndjekje të automjetit, ndërsa 35-vjeçari kryente manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe kalimtarët.

Burime për mediat bëjnë me dije se i riu ka refuzuar disa herë t’u bindet thirrjeve të efektivëve për të hapur krahun dhe ndaluar mjetin.

Ndjekja mori fund pranë zonës së Shën Vlashit, ku policia, për të shmangur pasoja më të rënda, u detyrua të godiste automjetin e tij dhe ta neutralizonte.

Menjëherë pas ndalimit të mjetit, 35-vjeçari u vu në pranga nga forcat “Shqiponja”, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihen disa akuza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...