Nesër, gjysmë-finalet e “Final 4” në kampionatin e vajzave

Publikuar me datë:

Nesër luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin e vajzave, njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit.

Gramshi do të përballet ndaj Vllaznisë në Arbanë, në orën 15:00, ndërsa Teuta do të presë Apoloninë në “Niko Dovana” , në orën 17:00.

Kjo fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje dhe takimet e kthimit janë planifikuar më 23 maj. Në rast se rezultati është i barabartë pas dy ndeshjeve, kualifikimin për në finalen e madhe do ta sigurojë skuadra e renditur më mirë në klasifikim, në këtë rast Vllaznia dhe Apolonia.

Skuadrat që nuk arrijnë të kualifikohen në finale do të zhvillojnë një ndeshje të vetme për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt më 28 maj. Finalja e madhe për titullin kampion është programuar më 29 maj, në ora 17:00. Të dyja finalet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...