Bayern Munchen feston trofeun e 35-të me “manita” ndaj Këlnit, bavarezët thyejnë edhe rekordin e… Real Madrid! Bundesliga gjermane ul siparin

Publikuar me datë:

Bayern Munich dominuan edhe ndeshjen e tyre të fundit kundër Këlnit, duke fituar me shifrat 5-1. Me një total prej 122 golash në Bundesligë, skuadra bavareze vendosi gjithashtu një rekord të ri europian! Ky rekord mbahej më parë nga Real Madrid (121 gola në sezonin 2011-2012). Bayern Munchen bëhet kështu rekordmeni europian për golat e shënuar në një sezon, në kampionat.

Kundër Këlnit, sulmuesi anglez Harry Kane festoi dy herë vetëm pak minuta pas lamtumirës së Goretzka-s, Guerreiro-s dhe Jackson-it, të cilëve iu dhuruan buqeta me lule dhe kolazhe fotografish nga drejtuesit e Bayernit. Dy gola të shpejtë brenda vetëm tre minutash! Një ‘volej’ (minuta e 10-të) dhe një goditje dënimi indirekte (minuta e 13-të), të dyja të asistuara nga Kimmich – golat e 34-të dhe të 35-të të Harry Kane-s këtë sezon.

Lothar Matthäus bëri shaka në Sky teksa komentoi ndeshjen: “Vetëm gjashtë të tjerë duhen! (për të thyer rekordin e Robert Lewandowski-t/Shënim i redaksisë) Nëse vazhdon kështu, ai do ta thyejë rekordin e golave”. Tribuna Jugore e Bayernit brohoriste: “Do të fitojmë, do të fitojmë”!

Pasi Musiala humbi topin në mesfushë, El Mala nisi një vrapim drejt gjysmëfushës kundërshtare. Me topin në këmbë, talenti më i mirë i Këlnit ishte më i shpejtë sesa mbrojtja e Bayernit dhe ruajti qetësinë para Neuerit (18′), duke ngushtuar rezultatin në 2-1 dhe duke ofruar një shkëndijë shprese për trajnerin e Këlnit, René Wagner, i cili kishte nevojë të paktën për një performancë të mirë nga skuadra e tij në Mynih për të siguruar të ardhmen e tij në klub.

Por më pak se katër minuta më vonë, Karl (duke luajtur si titullar për herë të parë) e dërgoi topin përsëri në zonën e penalltisë, nga ku Bischof gjuajti tokazi duke e çuar rezultatin 3-1.

Pas pothuajse një ore lojë, Neuer largohet nga fusha pa asnjë arsye të dukshme, duke i hapur rrugën ish-portierit të Këlnit, Jonas Urbig (22). Michael Olise, i sapozgjedhuri “Lojtari i Sezonit” i Bundesligës, gjithashtu hyn në fushë (në vend të Karl). Ndërkohë, Harry Kane ende nuk është i kënaqur me raportin e tij, me portën! Ai shënon golin e tij të tretë duke e çuar rezultatin 4-1 në minutën e 69.

Skenay prekëse në këtë ndeshje të fundit të Bundesligës, 2025-2026, do të vinin dhjetë minuta para fishkëllimës së fundit. Goretzka merr duartrokitje nga stadiumi dhe të gjithë shokët e skuadrës dhe zëvendësohet. Jackson hyn në lojë në vend të tij dhe shënon me prekjen e parë dhe i çon shifrat në 5-1. Pastaj fillojnë festimet e kampionëve të Bayern, 35 trofe në Bundesliga!

Në sfidën tjetër, Werder Bremen – Borussia Dortmund, verdhezinjtë triumfuan 0:2 me goat e Guirassy dhe Couto. Dortmund shpallet nënkampion i Bundesligës duke grumbulluar 73 pikë, 16 pikë pas bavarezëve.

Në Champions League, Bundesliga do të dërgojë sezonin e ardhshëm edhe Leipzig e Stuttgart. Leipzig u mposht nga Freiburg me rezultatin 4:1, ndërsa Stuttgart u ndal 2:2 në transfertën e Frankfurt. 

Në Europa League shkojnë Hoffenheim dhe Leverkusen, pavarësisht se në ndeshjen e fundit nuk fituan asnjëra. “Aspirinat” nuk arritën të fitojnë ndaj Hamburgut, vetëm 1:1 në “BayArena”, ndërsa Hoffenheim jo vetëm doli pa pikë nga Monchengladbah, por pësoi edhe poker golash.

Ndërsa, në Konference League, Bundesliga dërgon sezonin tjetër Freiburgun, të cilët janë edhe finalistët e Europa League në 20 maj, në Leipzig.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në...