I mbaron kontrata me Partizanin, Marçelino Preka një opsion mirë për të gjithë ekipet përfshirë edhe Vllazninë

Publikuar me datë:

Tek Partizani duket se ka nisur një “reformë”. Mesfushori Isgandarli është i pari që pritet të largohet, por në fakt janë edhe plot 11 futbollistë të tjerë të cilëve u përfundon kontrata me të kuqtë dhe nuk dihet nëse do të rinovojnë ose jo.

Njëri prej futbollistëve që i përfundon kontrata më 31 maj, pra në fund të këtij muaji është edhe mbrojtësi shkodran Marçelino Preka. 23 vjeçari ka kaluar një sezon të vështirë së fundi teksa në pjesën më të madhe të tij ka qenë jashtë për shkak të problemeve me dëmtimet e tij.

Ndërkohë ende nuk është e qartë nëse Preka do të dëshirojë të rinovojë ose jo me Partizanin. Dëshira e tij kuptohet që është për t’u larguar jashtë vendit dhe për të nisur një aventurë të re, por për momentin nuk ka asnjë lajm për këtë gjë.

Nga ana tjetër mbrojtësi shtatëlartë mund të jetë një opsion i mirë edhe për ekipet e Superiores, përfshi këtu edhe Vllazninë. Kësaj të fundit do t’i largohet pas pak ditësh Elmando Gjini ngaqë i mbaron huazimi dhe Preka do të ishte një opsion shumë i mirrë për ta zëvendësuar. Megjithatë është shumë herët për të thënë se cila do të jetë e ardhmja e këtij futbollisti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...