Mbi 17 mijë vizitorë në kalanë “Rozafa” gjatë prillit, pritet projekt rijetëzimi

Publikuar me datë:

Kalaja Rozafa vijon të mbetet një nga atraksionet turistike më të vizituara në veri të vendit dhe një prej pikave më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Drejtori i DRTK Shkodër, Helidon Sokoli, bëri të ditur se vetëm gjatë muajit prill kalaja ka regjistruar mbi 17 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, duke konfirmuar rritjen e interesit turistik për këtë monument historik.

Sipas Sokolit, fluksi i turistëve ka ardhur në rritje vitet e fundit, ndërsa Kalaja “Rozafa” mbetet një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët që zgjedhin të eksplorojnë historinë dhe kulturën e Shkodër.

Ai theksoi gjithashtu se monumenti pritet t’i nënshtrohet së shpejti një projekti rijetëzimi, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e standardeve për vizitorët.

Projekti pritet të ndikojë në promovimin e mëtejshëm të kalasë si një pikë kyçe e turizmit kulturor në vend, duke krijuar më shumë hapësira dhe mundësi për zhvillimin e aktiviteteve turistike dhe kulturore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...