Grabitën para dhe bizhuteri në një apartament në Tiranë, arrestohen dy autorët

Publikuar me datë:

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia në Tiranë, të dyshuar për vjedhje.

Bëhet fjalë për shtetasit, Denis Shkalla dhe bashkëpunëtorin e tij Martin Dado.

Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se dy të arrestuarit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe në orët e para të mëngjesit të datës 8 maj kanë vjedhur banesën e Rigers Vrapit, në rrugën “Pandi Dardha”, në zonën e Laprakës.

Të maskuar me kapuç dhe maska kanë hyrë në pallatin ku ndodhej apartamenti i Rigers Vrapit dhe pasi kanë kryer vjedhjen janë larguar me shpejtësi duke marrë më pas automjetin e tyre.

Autorët kanë arritur të marrin një shumë prej 28 mijë eurosh, si dhe bizhuteri floriri me vlerë të konsiderueshme.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor dy të arrestuarit nuk njiheshin me Vrapin por ishin orientuar nga persona ende të paidentifikuar. Shuma e vjedhur ende nuk është gjendur nga grupi hetimor.

Të arrestuarit rezultojnë me precedentë kriminal të mëparshëm penalë në Itali dhe Francë për vjedhje si dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...