U kap duke punuar në shtëpi bari, dënohet me burg shqiptari në Mbretërinë e Bashkuar

Publikuar me datë:

Një shqiptar është dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kap duke punuar në një “shtëpi bari” në qytetin e Lidsit.

Arqile Voci, 36 vjeç, u paraqit para Gjykatës Mbretërore të Lidsit, ku pranoi akuzën për kultivim kanabisi në një banesë në zonën Beeston. Ai u dënua me 18 muaj burg.

Sipas mediave britanike, policia bastisi shtëpinë në Linden Avenue pasi nga prona ndihej një erë e fortë kanabisi. Në momentin që efektivët iu afruan banesës, shqiptari tentoi të largohej me vrap, por u arrestua menjëherë.

Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan se dy dhoma gjumi, papafingoja dhe bodrumi ishin përshtatur për kultivimin e drogës. Në total u gjetën 184 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje, si edhe pajisje të ndryshme për kultivim, përfshirë llamba, ventilatorë dhe filtra.

Gjurmët e gishtërinjve të Vocit u gjetën në vazot e bimëve, ndërsa në gjykatë u tha se ai jetonte në atë banesë prej disa muajsh.

Gjatë marrjes në pyetje, 36-vjeçari deklaroi se kishte hyrë ilegalisht në Britani shtatë muaj më parë me një gomone të vogël, me shpresën për të gjetur punë dhe për të ndihmuar familjen e tij në Shqipëri.

Avokatja mbrojtëse, Celine Kart, tha se Voci ka bashkëshorten dhe dy fëmijët në Shqipëri dhe kishte hyrë në borxhe, çka e shtyu të largohej drejt Britanisë.

Sipas saj, ai kishte punuar fillimisht në punë të rastësishme dhe si krah pune, përpara se të pranonte ofertën për të punuar në plantacionin e kanabisit në Lids.

“Ai dëshiron vetëm të vuajë dënimin dhe të kthehet te gruaja dhe fëmijët e tij. Është i turpëruar dhe pendohet për situatën ku ndodhet,” deklaroi avokatja në sallën e gjyqit.

Gjykatësi Kama Melly vendosi dënimin me 18 muaj burg për shqiptarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related