Arrestohet Erkand Shabani, drejtori i kompanisë “Onima”

Publikuar me datë:

Drejtori i kompanisë “Onima”, Onima, Erkand Shabani, është ndaluar nga autoritetet për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi”.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila bëri të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Sipas deklaratës zyrtare, një person me inicialet E.Sh. është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet për veprën penale “Ngacmimi”, e parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Autoritetet kanë theksuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

“Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, u tha në përgjigjen e Prokurorisë për mediat.

Ky zhvillim vjen pas një kallëzimi penal të dorëzuar më herët nga artisti shqiptar Gjesti, i cili kishte ngritur pretendime ndaj kompanisë “Onima” dhe stafit të saj. Në deklarimet e tij publike, ai kishte theksuar se kërkon vetëm zgjidhje ligjore dhe kthimin e të drejtave financiare.

Rasti tashmë është në fazë hetimore dhe mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të drejtësisë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera shtesë për momentin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës, denoncon: Më dhunoi policia greke!

Mbrëmjen e djeshme, një 29-vjeçar është paraqitur në urgjencën...

Një i vdekur dhe 10 të plagosur, të shtëna me armë zjarri në Teksas

Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë...