Marta Kos viziton nesër Kosovën, takime me Kurtin dhe Haxhiun në prag të zgjedhjeve

Publikuar me datë:

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, do të zhvillojë këtë të premte vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë që prej marrjes së detyrës në vitin 2024.

Zyrtarja sllovene pritet të mbërrijë në Prishtinë mbrëmjen e sotme, direkt nga Londra, ku gjatë ditës ka në axhendë dy takime zyrtare. Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, Kos do të zhvillojë nesër tre takime në Kosovë.

Ajo do të takohet fillimisht me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa më pas me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Pas takimit me Kurtin është parashikuar edhe një deklaratë për mediat, në orën 11:30.

Takimi i tretë i komisioneres europiane do të jetë me përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa në axhendë nuk figurojnë takime me partitë opozitare.

Vizita e Marta Kos vjen vetëm tre javë përpara zgjedhjeve të reja në Kosovë, të planifikuara për më 7 qershor, në një moment delikat politik për vendin.

Një vizitë e ngjashme ishte planifikuar më 12 mars, por u anulua për shkak të zhvillimeve politike në Kosovë, pasi presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin më 6 mars, pas dështimit të zgjedhjes së kreut të shtetit brenda afatit kushtetues.

Vizita e komisioneres europiane zhvillohet gjithashtu pak ditë pas deklaratave të saj në Bratislavë, gjatë takimit të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, ku theksoi rëndësinë strategjike të integrimit të rajonit në BE.

“Siguria europiane është e lidhur ngushtë me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Kos, duke paralajmëruar edhe për rrezikun e ndikimeve destabilizuese nga aktorë të jashtëm si Rusia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vrasja e Martin Canit, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn

Është shtyrë marrja e vendimit për Mario Përlleshajn, i...

Zvërneci dhe kolonët izraelitë/ Anatomia e një narrative globale

Ndërsa kundërshtimet ndaj projektit të Zvërnecit vazhdojnë të fokusohen...

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

Duket se qytetarët janë më të vendosur se kurrë...