AI që flet si njeri? Mira Murati ndryshon lojën, ja çfarë do të sjellë shqiptarja

Publikuar me datë:

Thinking Machines Lab, startup-i i inteligjencës artificiale i krijuar nga ish-drejtoresha teknologjike e Mira Murati, ka prezantuar një koncept të ri që mund të ndryshojë mënyrën si komunikojmë me inteligjencën artificiale. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat “modele ndërveprimi”, sisteme që synojnë ta bëjnë bisedën me IA-në më të natyrshme dhe më të afërt me komunikimin njerëzor në kohë reale.

Ndryshe nga modelet aktuale, ku përdoruesi flet, pret dhe më pas merr përgjigjen, teknologjia e re po zhvillohet për të funksionuar në mënyrë simultane: modeli dëgjon, përpunon dhe përgjigjet pothuajse në të njëjtën kohë. Ekspertët e krahasojnë këtë përvojë më shumë me një telefonatë sesa me shkëmbimin klasik të mesazheve.

Sipas kompanisë, modeli eksperimental “TML-Interaction-Small” arrin të reagojë në vetëm 0.40 sekonda, një ritëm shumë pranë bisedës natyrore njerëzore dhe më i shpejtë se disa prej sistemeve të ngjashme të prezantuara deri tani nga kompani si OpenAI dhe Google.

Megjithatë, bëhet ende fjalë për një projekt në fazë kërkimore dhe jo për një produkt të gatshëm për publikun. Thinking Machines Lab ka bërë të ditur se një version i kufizuar testues do të prezantohet në muajt e ardhshëm, ndërsa publikimi më i gjerë pritet më vonë gjatë këtij viti.

Specialistët e teknologjisë e konsiderojnë idenë mjaft premtuese, pasi ajo synon ta kthejë inteligjencën artificiale nga një “asistent që pret radhën” në një bashkëbisedues të vërtetë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse performanca reale do t’i përmbushë pritshmëritë dhe premtimet teknike të kompanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...