Përleshen në Itali dy vëllezër shqiptarë, shkak një moldave

Publikuar me datë:

Dy vëllezër me origjinë shqiptare, banues në Mestre të Italisë, janë arrestuar nga policia italiane pas një përplasjeje të dhunshme me armë dhe thika, ku shkak dyshohet të jetë bërë një grua e re me origjinë moldave.

Ngjarja ka ndodhur më 10 nëntor në Mogliano Veneto, në zonën e Via Italo Svevo, pranë një shkolle të mesme. Sipas mediave italiane, dy grupet me origjinë shqiptare ishin takuar për të “larë hesapet”, ndërsa situata degradoi në përdorimin e armëve të ftohta dhe armëve të zjarrit.

Të martën, më 12 maj, autoritetet italiane ekzekutuan dy masa sigurie ndaj një 31-vjeçari shqiptar, i cili u vendos në arrest shtëpie me byzylyk elektronik, si dhe ndaj një 22-vjeçari tjetër shqiptar, i cili u dërgua në paraburgim. Një person i tretë pritet të merret në pyetje nga gjykata për të përcaktuar masën ndaj tij.

Hetimet e Karabinierëve, të koordinuara nga Prokuroria e Trevisos, zbuluan se konflikti kishte lindur për motive personale të lidhura me një vajzë moldave.

Gjatë sherrit mbetën të plagosur disa persona. Më rëndë u dëmtua një 34-vjeçar i pastrehë, i cili u godit me thikë dhe më pas u arrestua për të shtënat me armë zjarri ndaj makinave të parkuara. Një tjetër 35-vjeçar nga Mestre u qëllua në gjoks, ndërsa një tjetër shqiptar 35-vjeçar pësoi plagë në gjymtyrë dhe në brinjë.

Të dyshuarit akuzohen për përleshje të rënduar, tentativë vrasjeje dhe posedim të paligjshëm armësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]