Shkodër/ Rrethrrotullimi në hyrje, rrezik për automjetet

Publikuar me datë:

Rrethrrotullimi në hyrje të Shkodër vijon të mbetet një nga pikat më problematike për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Banorët dhe kalimtarët shprehen të shqetësuar për mungesën e sigurisë në këtë segment rrugor, ku rreziku për aksidente konsiderohet i lartë. Sipas qytetarëve, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët, por edhe lëvizja me shpejtësi mbi normat e lejuara nga drejtuesit e mjeteve, e kthen këtë zonë në një pikë të rrezikshme. Sipas tyre, në këtë zonë janë regjistruar edhe disa raste aksidentesh, ku këmbësorë janë përplasur nga mjetet, duke rritur frikën dhe pasigurinë tek kalimtarët.
Me afrimin e sezonit veror dhe rritjen e numrit të automjeteve që hyjnë në qytet përmes By Pass-it, shqetësimet pritet të shtohen edhe më tej, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrje dhe masa konkrete për rritjen e sigurisë rrugore në këtë aks.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]