Alarm në Liqenin e Shkodrës dhe Bunë, nga 57 specie peshqish kanë mbetur vetëm 18…

Publikuar me datë:

Rënie alarmante e biodiversitetit në Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna. Ky është shqetësimi i ngritur nga organizata Well Point pas monitorimit më të fundit të kryer në kuadër të projektit Green-AL.

Sipas të dhënave të publikuara, në Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna janë identifikuar vetëm 18 lloje peshqish, ndërkohë që plani i menaxhimit i vitit 2012 raportonte rreth 57 specie në këto ekosisteme ujore. Sipas ekspertëve, kjo tregon një tkurrje të ndjeshme të biodiversitetit dhe një rënie të dukshme të popullatave të peshqve.

Organizata thekson se situata lidhet me disa faktorë, mes tyre mbipeshkimi, peshkimi i paligjshëm, ndotja, degradimi i habitateve natyrore, ndryshimet klimatike, prania e specieve invazive dhe aktivitetet njerëzore.

Përfaqësuesit e projektit e konsiderojnë këtë një sinjal alarmi për gjendjen ekologjike të Liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna, duke kërkuar forcimin e masave për mbrojtjen e biodiversitetit, menaxhim më të qëndrueshëm të burimeve peshkore, restaurimin e habitateve të dëmtuara, si dhe monitorim të vazhdueshëm shkencor.

Projekti “Vlerësim i gjendjes ekologjike të liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna përmes monitorimit të bioindikatorëve” po zbatohet nga Well Point, në bashkëpunim me Universitetin e Lubjanës, në kuadër të konsorciumit Green-AL, me mbështetjen e Qeverisë Suedeze dhe organizatave partnere./RealitetiPost

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...