“Po shkatërrohet bregdeti”/ Ish-gjyqtari belg: Mafia po i pastron paratë në hotele në Shqipëri

Publikuar me datë:

Magjistrati i njohur belg, Michel Claise, ka folur sërish për mediat në lidhje me mafien shqiptare.

Gjatë një interviste, ai tha se mafia po i pastron paratë duke përdorur hotelet në Shqipëri.

Po ashtu, ai tha se mafia po pastron paratë në prona të patundshme në Marok.

Ish-gjyqtari Claise është bërë një nga figurat më të njohura në vendin e tij në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Para disa kohësh, ai tha se mafia shqiptare në Belgjikë është bërë po kaq e fuqishme sa mafia marokene, e cila ka dominuar për shumë vite.

Ndërkohë që në një tjetër intervistë, ai deklaroi se mafia shqiptare po shkatërron bregdetin e bukur të Shqipërisë.

“Në bregdetin e Adriatikut po pastrohet një sasi e madhe parash nga krimi. Njeriu bën gjithçka për t’u lejuar të ndërtojë diçka. Bregdeti i mrekullueshëm është nën presion,” shkruante ai.

Claise ka publikuar një libër për mafien shqiptare, ndërsa thotë se e ka hetuar vetë këtë mafie dhe e njeh fuqinë e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]