Një “bomber” kuqezi për Lazio, Lotito piketon Shpendin

Publikuar me datë:

Nga Lazio, në fund të këtij sezoni, largohet Hysaj, por në kryeqytet mund të zbarkoj një tjetër legjionar kuqezi, Cristian Shpendi. Nga Italia mediat bëjnë me dije se presidenti Lotito dhe pjesa tjetër e stafit drejtuesit po mendojnë të vënë në jetë një revolucion të fortë, mbi të gjitha në fazën sulmuese.

Përveç Daniele Maldinit, për të cilin mund të aktivizojnë të drejtën për të blerë kartonin, Lazio po monitoron nga pranë edhe situatën e Cristian Shpendit, një sulmues që premton shumë pasi shifrat e tij në Serie B të imponojnë respekt. Edhe këtë sezon, pavarësisht se nuk ishte në kushte perfekte fizike, Shpendi e mbylli me 10 gola dhe 4 assiste në 33 ndeshje.

Sulmuesi kuqezi përfaqëson një okazion të rëndësishëm jo vetëm për Lazio-n, por edhe për disa ekipe të tjera në Serie A, në një kohë kur Cesena është e hapur për të dëgjuar ofertat që mund të vijnë në drejtimin të tij.

Mediat italianë shtojnë se pengesa e vetme për Lazio-n pritet të jetë konkurrenca e fortë për Cristian Shpendin, një sulmues që pëlqehet shumë edhe jashtë Italisë. Nëse Lazio arrin të sigurojë një vend në Evropë në kuadër të sezonit të ri, Lotito pritet të hap “thesin” për të investuar në verë dhe Shpendi mund të jetë një prej objektivave kryesor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...