Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, periferia mbetet pa “nuse”

Publikuar me datë:

Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri po dominohen gjithnjë e më shumë nga gratë, sidomos nga vajzat dhe gratë e reja në moshë studimi dhe pune.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Gra dhe Burra 2025” tregojnë se gjatë vitit 2024 ndryshuan vendbanimin brenda vendit 16.289 gra, kundrejt vetëm 9.303 burrave.

Pesha më e madhe e këtyre lëvizjeve përqendrohet te grupmoshat 20-29 vjeç. Vetëm në grupmoshën 20-24 vjeç, lëvizën 3.080 gra, ndërsa në grupmoshën 25-29 vjeç numri arriti në 3.754. Për burrat, në të njëjtat grupmosha shifrat janë ndjeshëm më të ulëta, përkatësisht 537 dhe 1.098.

Të dhënat tregojnë se gratë e reja po bëhen gjithnjë e më aktive në migrimin e brendshëm, një fenomen që lidhet me zhvendosjen drejt qyteteve të mëdha për studime universitare, punësim apo akses më të mirë në shërbime.

Tirana mbetet poli kryesor tërheqës, sidomos për sektorët e administratës, shërbimeve, call center, teknologjisë, arsimit dhe shëndetësisë, ku punësimi i grave është më i përqendruar.

Raporti i INSTAT evidenton gjithashtu se lëvizjet e brendshme ranë në total gjatë vitit 2024 krahasuar me një vit më parë, por diferenca gjinore mbetet e fortë. Në vitin 2023 kishin ndryshuar vendbanimin 19.805 gra dhe 12.277 burra.

Fenomeni po ndryshon gradualisht edhe profilin social të qyteteve.

Ekspertët e demografisë e lidhin këtë trend me urbanizimin, shtyrjen e martesës, rritjen e pjesëmarrjes së grave në arsim të lartë dhe kërkimin për pavarësi ekonomike. Sipas sociologut Gëzim Tusha, kjo tregon se periferitë po zbrasen dhe nuk formohen më familje të reja atje.

Ekonomikisht, sipas tij, kjo tregon se ekonomia shqiptare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në pak qendra urbane dhe në sektorë ku gratë kanë më shumë mundësi punësimi apo arsimimi.

Në të njëjtën kohë, shumë zona rurale dhe qytete të vogla po humbasin kryesisht popullsinë e re femërore, çka ndikon më pas edhe në lindshmëri dhe strukturën familjare lokale./ Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...