Një tabelë orientuese në Vukpalaj të Malësisë së Madhe ka përfunduar e rrëzuar, duke vështirësuar orientimin drejt dy lagjeve Rrazëposhtme dhe Gjonmujaj.
Përmes një reagimi publik, Kristjan Mujaj u bën thirrje Bashkisë Malësi e Madhe dhe Administratës së Kastratit të ndërhyjnë sa më parë për rivendosjen e tabelës.
Ai thotë se nuk dihet nëse rrëzimi ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së ndonjë personi apo e kushteve atmosferike, ndërsa kërkon që tabela të rikthehet në vendin e saj për të lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe të gjithë personave që kalojnë në këtë zonë.
Burimi:Zani i Veriut
