Aksident në Rrugën e Kombit, kamioni përmbyset pranë Morinës, plagoset shoferi kosovar

Lagështia në rrugë dyshohet se ka shkaktuar një aksident në Rrugën e Kombit, pranë Morinës. Një kamion i tonazhit të rëndë, që lëvizte në drejtim të Kosovës, ka humbur kontrollin, ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe është përmbysur.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetas kosovar, është transportuar në Spitalin e Kukësit. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por për trajtim më të specializuar është nisur drejt Spitalit të Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur pak para hyrjes në pikën kufitare të Morinës, ndërsa rrethanat po dokumentohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe