Kiras, banorët presin zgjidhje për rrugën “Selim Çoba”

Sa herë që Shkodra përballet me reshje shiu, rruga “Selim Çoba” në zonën e Kirasit shndërrohet në një pengesë të vërtetë për banorët. Gropat e shumta mbushen me ujë, duke e bërë të vështirë dhe në disa raste problematike kalimin në këtë aks.

Banorët tregojnë se i janë drejtuar disa herë Bashkisë Shkodër për të kërkuar ndërhyrje, por deri më sot problemi nuk ka gjetur zgjidhje. Shqetësimi është edhe më i madh për fëmijët e zonës, të cilët duhet të përballen me pellgjet e ujit çdo ditë gjatë rrugës për në shkollë.

Me afrimin e dimrit, situata pritet të bëhet edhe më problematike. Për këtë arsye, banorët kërkojnë që institucionet vendore të mos mjaftohen më me premtime, por të ndërhyjnë për rikonstruksionin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe