Vllaznia “tremb” rivalët, në Final 4 me sulmin më të shpërndarë të kampionatit

Publikuar me datë:

Vllaznia e ka mbyllur sezonin e rregullt si një nga skuadrat më të mira në aspektin ofensiv në Superiore. Pas 36 javëve të kampionatit, kuqeblutë kanë realizuar 42 gola, duke pasur sulmin e dytë më të mirë në renditje. Vetëm Elbasani ka bërë më mirë se shkodranët në këtë aspekt, me 48 gola të shënuar, ndërsa skuadra e Martinit ka ruajtur një mesatare të mirë realizimesh gjatë gjithë sezonit. Por ajo që bie më shumë në sy te Vllaznia nuk është vetëm numri i golave të realizuar, por fakti se skuadra ka pasur shumë lojtarë që kanë kontribuar në repartin ofensiv.

Goli i fundit i shënuar nga Aris Ara në ndeshjen ndaj Flamurtarit ka sjellë një tjetër statistikë interesante për kuqeblutë. Me këtë realizim, shkon në 14 numri i futbollistëve të Vllaznisë që kanë gjetur të paktën një herë rrugën e rrjetës gjatë këtij sezoni. Në krye të listës së golashënuesve vazhdon të qëndrojë Bekim Balaj, i cili ka qenë pika kryesore e repartit ofensiv të shkodranëve. Sulmuesi kuqeblu ka realizuar 13 gola deri tani dhe ka mbajtur peshën kryesore në sulm.

Pas tij renditet Kallaku me 5 gola, ndërsa Dodaj ka kontribuar me 4 realizime, duke qenë gjithashtu një nga lojtarët më të rëndësishëm në fazën sulmuese të ekipit. Ndërkohë, Mala dhe Jago kanë shënuar nga 3 gola secili, duke dhënë kontribut të rëndësishëm gjatë sezonit. Nga dy herë kanë realizuar edhe Bismark, Kastrati dhe Murataj, ndërsa panorama e golashënuesve plotësohet nga Ara, Bajrami, Gurishta, Hakaj, Tafili dhe Qato, të cilët kanë lënë gjithashtu gjurmën e tyre me gola gjatë kampionatit.

Kjo statistikë tregon qartë se Vllaznia nuk është mbështetur vetëm te një lojtar i vetëm në repartin ofensiv. Përkundrazi, skuadra ka arritur të shpërndajë golat në shumë lojtarë dhe kjo e ka bërë ekipin më të balancuar dhe më të vështirë për kundërshtarët. Fakti që 14 futbollistë kanë shënuar deri tani është një tregues i qartë i alternativave që ka pasur skuadra gjatë gjithë sezonit. Tashmë, përpara ndeshjeve të “Final 4”, ky mbetet një sinjal pozitiv për kuqeblutë. Vllaznia shkon në fazën vendimtare të sezonit me një repart ofensiv që ka prodhuar vazhdimisht gola dhe me shumë lojtarë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment. Pikërisht kjo shpërndarje e realizimeve mund të jetë një nga armët më të forta të shkodranëve në ndeshjet që do të garantonin titullin kampion në datën 31 të këtij muaji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...