Gjykata e Shkodrës rihap hetimet për rastin e “Victorias”, fitore e parë për drejtësinë ndaj kafshëve

Publikuar me datë:

Një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër është cilësuar si një fitore e rëndësishme për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri. Gjykata vendosi në favor të organizatës “Animals Need Me”, duke urdhëruar rihapjen e hetimeve për rastin e “Victorias”, qenushes që u gjet 9 muaj më parë e dhunuar brutalisht dhe e hedhur në një qese plehrash në zonën e Kirasit në Shkodër.

Sipas organizatës, pas shpëtimit të qenushes dhe ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore, prokuroria kishte vendosur pushimin e hetimeve, por kjo u kundërshtua në gjykatë. Aktivistët theksojnë se personi përgjegjës për keqtrajtimin e kafshës vijon të jetë i lirë.

“Animals Need Me” falenderoi gjyqtaren për shqyrtimin me kujdes të dosjes, duke e konsideruar këtë vendim si një precedent pozitiv për drejtësinë ndaj kafshëve në vend.

Organizata shprehu gjithashtu mirënjohje për @anakinpetrescue, që sipas tyre ka bërë të mundur që “Victoria” të jetë tashmë në duar të sigurta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dy shkolla me vetëm 10 nxënës/ Alarm për braktisjen e fshatrave në Devoll

Shkolla e fshatit Eçmenik, që ndodhet në bashkinë e...

Ndërron jetë në moshën 107-vjeçare i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit në Izrael

Yehuda Aharon Vidafsky, i njohur si personi më jetëgjatë...

Pagat e gjyqtarëve rriten me vetëm 0.02%/ Ja si ndryshon koeficienti

Projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve...