Punimet për kanalizimet krijojnë vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor në Lezhë

Publikuar me datë:

Punimet që po zhvillohen në qytetin e Lezhë për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza kanë sjellë një situatë të vështirë për qytetarët.

Këto ndërhyrje, të cilat kanë nisur që në fillim të vitit 2026, synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe zgjidhjen e problemeve të përmbytjeve në qytet.

Aktualisht, punimet kanë krijuar një kaos të madh në qarkullimin rrugor në Lezhë. Rrugët e bllokuara dhe mungesa e plotë e sinjalistikës po e bëjnë lëvizjen me automjete të vështire. Drejtuesit e mjeteve përballen me trafik të rënduar dhe devijime të shumta në zona të ndryshme të qytetit.

Drejtuesit e automjeteve shprehen se kjo gjendje është shqetësuese, pasi në shumë raste detyrohen të futen në rrugica të ngushta për të shmangur segmentet e bllokuara, ku jo pak herë përballen edhe me bllokim të mjeteve.

Ata theksojnë se edhe pse punimet janë të domosdoshme për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit, kaosi i krijuar në qarkullim është i madh dhe po vështirëson përditshmërinë e qytetarëve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të dënuarit në Reç nisin shkollën, mes tyre edhe disa prej të burgosurve më të rrezikshëm në vend

Në IEVP Shkodër, në burgun e Reçit, ka nisur sot viti i ri shkollor 2026–2027 për personat e privuar nga liria. Të dënuarit do të kenë mundësi të vijojnë arsimimin, të marrin njohuri të reja dhe të zhvillojnë aftësi që synojnë t’i ndihmojnë në rikthimin në shoqëri pas përfundimit të dënimit. Hapja e vitit shkollor […]

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Gjykata e apelit me gjyqtare Saida Dollanin ka pranuar...