Mattarella përshëndet në shqip arbëreshët: “Mirëmëngjes, më falni për shqiptimin”

“Mirë se keni ardhur, pra, falem, mirëmëngjes dhe më falni për shqiptimin”.

Kështu i ka përshëndetur në gjuhën shqipe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, duke bërë edhe një shaka për theksin e tij, delegacionin e kryebashkiakëve të komunave italiane ku jetojnë komunitete arbëreshe. Takimi u zhvillua në Pallatin e Quirinales, ku delegacioni u prit së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. I pranishëm ishte edhe Epark-u i Ungrës.

Mattarella falënderoi Begajn për “miqësinë e çmuar personale që na lidh” dhe theksoi se ky takim shërben për të “ripërtërirë dhe dëshmuar lidhjen e lashtë të vëllamërisë, të vëllazërisë, që bashkon vendet dhe popujt tanë”.

Kreu i Shtetit italian përshëndeti gjithashtu qytetarët e komunave arbëreshe, duke i cilësuar si “ruajtës të një historie të lashtë”.

Ai kujtoi se ky takim vijon vizitën e përbashkët me Begajn në Horën e Arbëreshëve, në tetor të vitit 2024, si dhe vizitën e zhvilluar tetë vite më parë në Shën Mitër Koronë, së bashku me presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Edhe sot mund të përsërisim se ndihemi vërtet pjesëtarë të së njëjtës bashkësi”, u shpreh Mattarella.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe