Po punonte në fasadën e një pallati në Pogradec, punëtori 57-vjeçar bie nga lartësia, transportohet në gjendje të rëndë në spital

Një 57-vjeçar është dëmtuar pasi ka rënë nga lartësia, teksa po punonte në fasadën e një pallati në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa rreth orës 08:30, i dëmtuari me inicialet A.G. është paraqitur në urgjencën e spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e rënies nga lartësia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe