Elektricisti 34-vjeçar humb jetën në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

Publikuar me datë:

Elektricisti 34-vjeçar, Angjelin Nika, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike.

Sipas informacionit paraprak të policisë, punonjësi ishte thirrur jashtë orarit zyrtar nga disa familje që kishin mbetur pa energji elektrike. Ndërhyrja dyshohet se është kryer pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.

34-vjeçari është transportuar rreth orës 20:36 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, por ka mbërritur pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Faton Mani ironizon mbështetësit e Ramës dhe Benet Becit: “Pafshi në ëndrra gjellë pasanikësh”

Me një foto ku shfaqen Edi Rama Benet Beci dhe Belinda Balluku, Faton Mani ka përcjellë një mesazh ironik në rrjetet sociale, duke thumbuar ata që po mbrojnë keta zyrtarë që ai i cilëson si hajdutë. “Për ju servilët që po mbroni hajdutët në këto momente, ju them: Pafshi në ëndrra gjellë pasanikësh”, shkruan Mani.

Gazetari zbulon dyshimet për ish-kreun e SHISH: Si u dërguan jashtë Shqipërisë qindra mijëra euro

Zbardhen akuzat e reja për ish-drejtuesen e SHISH, Ferhati: Ja si transferuan jashtë vendit qindra-mijëra euro Gazetari Eni Ferhati ka diskutuar çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj së cilës ai thekson se rëndojnë edhe dy akuza të tjera, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrimi i parave. Sipas Ferhatit, hetuesit kanë […]

Mbappé merr çmimin si lojtari më i mirë i muajit tetor në kampionatin spanjoll.

Kylian Mbappé është shpallur lojtari më i mirë i...