Tronditet klubi i Seria A: Një tjetër trajner shkarkohet, shkon në gjashtë numri i tyre

Alberto Akuilani është trajneri i radhës që shkarkohet në Seria A. Klubi italian është tronditur pas 5 humbjeve radhazi me 19 gola të pësuar në total. Numri i largimeve në stolin e klubeve të Seria A ndërkohë shkon në gjashtë, ndërsa janë luajtur vetëm 11 javë.

Vendimi te Sasuolo erdhi pas humbjes së radhës ndaj Romës. Aktualisht Sasuolo mban vendin e 17-të në renditje.

Për Akuilanin ishte eksperienca e parë në Seria A dhe shkoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Humbja 3-0 ndaj Romës në “Olimpico” vulosi fatin e 42 vjeçarit.

Sasuolo u kthye në tabelë qitje gjatë pesë javëve të fundit. Janë plot 19 gola të pësuar që kanë tronditur klubin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe