Një debat mes disa individëve në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë ka përfunduar në një sherr me konfrontim fizik.
Incidenti ndodhi vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas raportimeve, një nga personat e përfshirë mbante me vete një thikë.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ndërhynë për të ndalur përplasjen. Gjatë aksionit, një prej të përfshirëve u përpoq të largohej me vrap, çka bëri që efektivët të përdornin armën e zjarrit duke qëlluar në ajër për ta ndaluar.
Edhe pse u qëllua me armë në ajër, i dyshuari arriti të largohej për pak metra, por shumë shpejt u kap nga shërbimet e policisë.
Të gjitha personat e përfshirë në incident janë shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprime të mëtejshme hetimore. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar nga kjo përplasje.
