Një aksident i rëndë në punë i ka marrë jetën një 62-vjeçari në zonën e Krastës, në Martanesh.
Viktima është identifikuar si Gëzim Muça, i cili dyshohet se ka humbur jetën gjatë kohës që ishte duke punuar në një galeri kromi.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta.
Pritet që grupi hetimor dhe autoritetet përkatëse të zbardhin dinamikën e plotë të aksidentit, si dhe të përcaktojnë shkaqet që çuan në humbjen tragjike të jetës së 62-vjeçarit.
