Strukturat e Partise Demokratike në Shkodër vijojnë organizimin, zgjidhet kryetari i ri i Grupseksionit 1/4

Publikuar me datë:

Strukturat e Partise Demokratike në Shkodër kanë vijuar takimet organizative në terren, ndërsa fokus i ndalesës së radhës ishte Grupseksioni 1/4, i cilësuar si një nga zonat model të demokratëve në qytet.

Kryetari i Partise Demokratike për Shkodrën, Ardit Çylybyli, së bashku me deputetin Kliti Hoti, sekretarin politik Besnik Kastrati, Vildana Gushta dhe grupin e punës, zhvilluan një takim me strukturat lokale dhe mbështetësit e zonës.

Gjatë këtij takimi u bë edhe zgjedhja e kryetarit të ri të Grupseksionit 1/4, ku në krye të strukturës u votua Ajet Dani.

Sipas Çylybylit, Dani është një i ri me kontribut të hershëm në Forumin Rinor dhe me angazhim të vazhdueshëm pranë Partisë Demokratike.

Në reagimin e tij publik, Çylybyli shprehu besimin se përmes bashkëpunimit dhe organizimit të strukturave, demokratët do të arrijnë rezultate më të mira në të ardhmen, duke theksuar objektivin për ta rikthyer Shkodër “aty ku i takon”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...