Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka shpërndarë një foto në rrjetin social X që dokumenton takimin e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u mbajt në selinë e Aleancës.
Rutte, në komentin e tij, thekson se e ka pritur me kënaqësi kryeministrin Rama dhe informoi se bisedimet u fokusuan në investimet për mbrojtjen, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe mbështetjen që aleatët i japin Ukrainës.
“Jam i lumtur që mirëpres kryeministrin Edi Rama në selinë e NATO-s sot. Patëm një diskutim të mirë mbi investimet në mbrojtje, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e aleatëve për Ukrainën”, shkruan Rutte.
