“Vendet e punës në Bashkinë Shkodër i vendos Ermira Teliti”/ Aktivisti: Procedurat janë fasadë, gjithçka vendoset paraprakisht!

Publikuar me datë:

Aktivisti Mirsad Basha ka reaguar me tone kritike ndaj mënyrës së funksionimit të Bashkisë Shkodër, duke ngritur pretendime për mungesë transparence dhe meritokracie në punësimet, tenderat dhe grantet e institucionit. Sipas tij, pavarësisht aftësive dhe eksperiencës së kandidatëve, vendet e punës janë të paracaktuara dhe vendimmarrja për to lidhet me Ermira Telitin. Basha kritikon gjithashtu kryebashkiakun Benet Beci, duke pretenduar se drejtimin e qytetit ia ka deleguar Telitit.

Reagimi i plote

Mos i humbisni njoftimet ne faqen zyrtare te Bashkise Shkoder! Aplikoni ku te keni mundesi, qoft’ per banesa sociale, qoft’ per vende pune prane Bashkise.

Gjthss, sa i perket vendeve te punes ne Bashkine Shkoder, sado aftesi e eksperience te keni, mos u lodhni shume sepse gjithcka vendoset nga Ermira Teliti. Benet Beci ia ka lane prej kohesh drejtimin e qytetit dhe kjo asht nji prej arsyeve pse Shkodra e Bashkia ka mberrit ne kete gjendje. Nji qytet nuk mund te drejtohet nga njerez qe nuk e njohin e nuk i intereson me e njoft dhe bahen gabime vazhdimisht, dhe problemi ma i madh asht kur gabimet bahen qellimisht.

Ermira Teliti e din mire se kush ka me u sistemu ne pune, sidomos kur bahet fjale per poste drejtuesish, tendera apo grante. Procedurat nuk jane te verteta e transparente sepse gjithcka asht vendos paraprakisht.

Shkodres nuk i duhen vende pune me lista te gatshme, tendera me fitues te paracaktum dhe grante per njerezit qe kane lidhje me drejtuesit e Bashkise. Me kete menyre drejtimi, Ermira Teliti dhe Benet Beci po ia shujne shpresen rinise per me qendru e me ndertu te ardhmen ne kete qytet. Nuk mund te jene te tane servila te Benet Becit apo Ermira Telitit per me siguru nje vend pune! Ka edhe njerez me dinjitet, me integritet e me aftesi, qe meritojne me i vu ne sherbim te qytetit vlerat dhe kapacitetet e tyne.

Shkodra ka plot njerez te afte e me vlera, por prej tre vitesh ata po mbeten ne hije. Shkodra nuk ka nevoje per ushtare e kukulla te drejtuesve. Ka nevoje per profesioniste, meritokraci, transparence dhe drejtim me pergjegjesi.

Ky qytet nuk meriton me u drejtu ne kete menyre nga Ermira Teliti dhe Benet Beci, ato po humbin shpresen rinise dhe cdo personi qe ka kontribu prej vitesh ne kete qytet.

Kjo nuk asht #shkodrapozitive Benet Beci !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related