Kliti Hoti kërkon interpelancë me Ministrin e Mjedisit: Pse mbetjet e 21 bashkive do të dërgohen në Shkodër?

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka depozituar në Kuvend një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Mjedisit, lidhur me planin e qeverisë për të orientuar mbetjet urbane të 21 bashkive të vendit drejt Shkodrës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hoti kërkon shpjegime për këtë vendimmarrje, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet që kanë çuar qeverinë drejt kësaj alternative, pas investimeve prej dhjetëra milionë eurosh për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit.

Sipas deputetit, këto projekte janë përfshirë në hetime dhe procese gjyqësore për korrupsion, ndërsa tashmë duhet të sqarohet përse mbetjet e zonave të tjera parashikohet të transportohen drejt Shkodrës.

Hoti paralajmëron se do të kërkojë llogari në Kuvend për këtë çështje, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve shkodranë është e panegociueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe