Vllaznia promovon një tjetër talent nga Akademia, Alevio Ndoj firmos kontratën e parë profesioniste

Klubi i Vllaznisë vijon të investojë te talentet e reja të Akademisë. Alevio Ndoj ka firmosur kontratën e tij të parë profesioniste me skuadrën kuqeblu, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi shkodran, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar këtë moment si një tjetër sukses për Akademinë, që sheh një prej futbollistëve të saj të kalojë drejt ekipit të parë.

Me këtë firmë, Ndoj merr mundësinë të zhvillohet më tej dhe të dëshmojë vlerat e tij me fanellën e Vllaznisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe