Jenisheri i shkruan Ramës: Kërkon debat publik ballë për ballë, pretendon se përfaqëson 750 mijë vota pensionistësh

Publikuar me datë:

Ish-deputeti Selami Jenishehri i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës i kërkon një debat publik ballë për ballë në një televizion kombëtar.

Në letrën e datës 28 tetor 2026, Jenishehri sqaron se qëllimi i debatit nuk është të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit, por të bindë protestuesit të heqin dorë nga kërkesa për largimin e tij dhe të mos përshkallëzojnë tubimet në akte dhune.

Duke u prezantuar si kryetar i Partisë B.P. të Pensionistëve, ish-deputeti pretendon se përfaqëson një kontingjent prej 750 mijë votuesish pensionistë, pa llogaritur edhe familjarët e tyre.

Jenisheri thotë se në këtë përballje publike synon të prezantojë një lëvizje që, sipas tij, do të sjellë drejtësi të pavarur dhe do ta çojë Shqipërinë mes dy-tre vendeve më të pasura në Evropë.

“Profesorët e matematikës si unë kurrë nuk premtojnë kot”, shkruan ai, duke këmbëngulur se idetë dhe premtimet e tij do të mbështeten në dokumente dhe fakte.

Në fund të letrës, Jenishehri përdor një gjuhë miqësore ndaj kryeministrit, duke theksuar se nuk e konsideron kundërshtar, por një bashkëbisedues me të cilin kërkon të diskutojë për të ardhmen e vendit.

“Ju pres në debat, jo si kundërshtar kurrsesi, por si një shqiptar që ka mend në kokë dhe që kërkon dinjitet para popujve të Evropës”, përfundon letra e ish-deputetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related