Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun Shkodër, Kliti Hoti, ka deklaruar gjatë protestës së opozitës në Tiranë se qytetarët e Shkodrës janë të gatshëm t’i bashkohen revoltës kundër qeverisë.
Hoti akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të frikësojë qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë e studentët përmes mesazheve të tij.
Duke u ndalur edhe te kundërshtimet për depozitimin e mbetjeve të 21 bashkive në landfillin e Bushatit, deputeti përsëriti qëndrimin e tij kundër projektit.
“Shkodra nuk mund të kthehet në një landfill për gjithë mbetjet e gjithë Shqipërisë. Është absurde, është e papranueshme”, u shpreh Hoti.

