Bashkia Malësi e Madhe fton banorët e Njësisë Administrative Shkrel të marrin pjesë në dëgjesën publike për Buxhetin e Vitit 2027 dhe Paketën Fiskale për vitin e ardhshëm.
Takimi do të zhvillohet më 30 tetor 2026, në orën 14:30, në Dedaj, ku banorët do të kenë mundësinë të ndajnë mendimet, idetë dhe sugjerimet e tyre lidhur me planifikimin financiar të bashkisë.
Përmes këtij takimi, synohet përfshirja e komunitetit në diskutimet për prioritetet dhe vendimmarrjen vendore.

