Pas vitesh me gropa dhe baltë, rrugët dytësore në Rranxë janë drejt përfundimit të rikonstruksionit. Investimi synon të lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe të përmirësojë aksesin në shërbime.
Kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, ka inspektuar nga afër punimet, të cilat pritet t’u japin zgjidhje vështirësive të përditshme me të cilat janë përballur prej vitesh rreth 700 familje të zonës.

