U godit me plumb gome, Erjoni del nga spitali më 11 nëntor operacioni i dytë, vendimtar për shikimin

Publikuar me datë:

Nga Alba Kepi 

Erjon Vishkulli, i riu i cilu u godit me plumb gome në sy nga policia mercenare e kryeministrit Edi Rama në protestën e 24 tetorit do të lërë spitalin Gemelli në Romë për tu rikthyer më pas për një operacion të dytë që do të bëhet më 11 nëntor.

Operacioni i kryer dje kishte qëllim heqjen e plumbit nga syri,  ndërsa operacioni i dytë do të jetë vendimtar për shikimin.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar më 26 tetor, procedimin e parë penal që lidhet me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli.

Procedimi është regjistruar për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 250 të Kodit Penal, që lidhen përkatësisht me shpërdorimin e detyrës dhe kryerjen e veprimeve arbitrare nga punonjësit shtetërorë, që dënohen deri në 7 vjet burgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related